Një lajm i trishtë vjen nga Shkodra, aty ku po zhvillohet aktualisht turneu miqësor i boksit profesional.
‘Ora News’ raporton se boksier nga Bullgari, Isus Velchkov, ka rënë pa ndjenja në ring, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
- Advertisement -
Siç bëhet me dije, Velchkov ka pësuar atak kardiak në ring, pas goditjeve të marra përballë një boksieri nga Durrësi, Ardit Murrja.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.