Tre persona kanë mbetur të vrarë pas një akti makabër në Gllogjan të Deçanit ku u sulmua me breshëri plumbash një autobus që po transportonte nxënës.
Dy prej viktimave janë nxënës ndërsa i treti është shoferi i autobusit.
- Advertisement -
Nga Policia kanë konfirmuar se në autobus kanë qenë tetë persona.
Ndërkohë në media janë publikuar pamje të autobusit ndaj të cilit është shtënë me breshëri plumbash.