3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Tragjedia në Gllogjan, policia po pret ekspertizën nga jashtë Kosovës

Rekomandime

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se për vr*asjen e trefishtë në autobus që kishte ndodhur më 26 nëntor në Gllogjan, hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare.

Derisa theksoi se për këtë rast tragjik, janë duke pritur disa ekspertiza të cilat janë dërguar jashtë vendit.

- Advertisement -

Ndërkaq, për rastin në fjalë, ditë më parë, janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sa i përket rasteve të pazbuluara nga e kaluara, rastet janë dorëzuar në Prokurori. Një pjesë të punës rreth rastit të caktuar e bartë edhe prokurori përkatës. Sa i përket rastit të fundit në Gllogjan ne kemi bërë angazhimet tona. Aktualisht jemi duke punuar, për këtë rast kemi edhe arrestime. Hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare. Hetimet janë ende në një fazë të caktuar, s’mundemi me thënë në fazën fillestare, por kanë bërë disa progrese. Jemi duke i pritë edhe disa ekspertiza të cilat i kemi dërguar jashtë vendit. Po ashtu janë duke u pritë edhe disa rezultate të tjera të cilat ndërlidhen me çështjet e ndryshme teknike. Aktualisht mendoj që kemi kryer një pjesë të punës pas këtij rasti, mirëpo mbetet ende për të punuar”, theksoi Mehmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit