Lipjani është tronditur në mëngjesin e sotëm nga një tragjedi ku deri tani është konfirmuar vdekja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve.
Indeksonline mëson se konflikti ka ndodhur midis dy familjeve në Hallaq të Madh, ndërmjet dy familjeve nga Ribari i Madh, konkretisht familjes Hoxha dhe Jakupi.
Indeksonline mëson se gjithçka ka filluar me grushte, për të përfunduar me plumba.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore./Indeksonline/