7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Trajkovic i reagon Kurtit për Asociacionin: Atij nuk i intereson baza etnike kur mbron bashkimin me Shqipërinë

Rekomandime

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkovic, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit që sipas tij nuk do ndodhë.

Trajkovic, publikoi në Tëitter artikullin me deklaratën e plotë të Kurtit rreth Asociacionit, derisa ia kujtoi kryeministrit se nuk i intereson baza etnike kur mbron bashkimin me Shqipërinë.

- Advertisement -

“Sipas Kurtit, në njërën anë nuk mund të ketë Asociacion të Komunave Serbe në baza etnike, dhe nga ana tjetër – në bazë etnike – mund të promovohet koncepti Shqipëria Natyrale. Jo toleranca e kryeministrit të Kosovës ndaj prefikseve etnike duket se është e rezervuar vetëm për jo-shqiptarët”, shkroi Trajkovic.

Kurti ka dhënë një intervistë për ‘’Deutsche Ëellen’’, ku tha se nuk do ketë formim të Asociacionit mbi baza etnike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit