-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Trajkoviq e pyet Vuçiqin pasi iu ndaIua vajza në Beograd: Çka po të bëjnë fëmijët e mi?

Rekomandime

Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se iu ka ndaluar hyrja e vajzës së saj në Aeroportin e Beogradit.

Me anë të një postimi në Twitter, Trajkoviq se shërbimet e Aleksandar Vuçiq nuke kanë lejuar vajzën e saj të hyjë në vend.

- Advertisement -

“Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi, Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja e ndalojnë vajzën time që është mjeke në aeroport me të hyrë në vend”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka pyetur presidentin serb se çfarë po i bëjnë fëmijët e saj.

“Një qytetare që e respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi”, ka shkruar tutje ajo.

- Advertisement -

Një muaj me parë, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, kishte bërë të ditur se brenda dy ditëve ishte ndaluar dy herë në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka shkruar se nuk i besohet që sërish i ishte ndaluar hyrja nga policia në aeroport.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…” – kishte shkruar Trajkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit