2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Trajkoviq: Sylë Hoxha duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Astrit Deharit

Rekomandime

Një nga anëtaret e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit.

- Advertisement -

Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes.

Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha.

Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se do të duhet të mbajë përgjegjësi”.

- Advertisement -

Trajkoviq ka folur edhe për faktin se Sylë Hoxha është edhe prokuror i rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, rast për të cilin thotë se janë kryer disa arrestime.Megjithatë ajo thotë se një nga të dyshuarit për vrasjen ka ikur.“ E kam fjalën për Radojicicin, i cili është arratisur përgjatë aksionit në Veri’, ka thënë tutje politikania serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit