Stadiumi nacional për Përfaqësuesen e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspakt.
Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mbrëmë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë, raporton Zëri.info.
Derisa po zhvillohet ky debat, mendim për këtë çështje ka dhënë edhe trajneri i njohur kosovar Agron Selmani.
Ish-‘timonieri’ i Ferizajt ka thënë se stadiumi nacional duhet të ndërtohet në Ferizaj, dhe se për këtë ka dhënë disa arsye.