-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Trajneri i Shqipërisë: Lojtarët e mi janë më cilësorë se të Kosovës

Rekomandime

Kryetrajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka thënë se ka skuadër më cilësore se Kosova U-21

Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21 do të përballen me 15 tetor në kuadër të kualifikueseve për Euro 2021, shkruan Reporteri.net

Kosova është në vendin e dytë me 6 pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Shqipëria ka vetëm 2 pikë si dhe ka të zhvilluar një ndeshje më shumë.

- Advertisement -

Por, për Alban Bushin skuadra e tij është shumë më cilësore se sa ajo e Kosovës.


“Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe precedent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem,” ka thënë Bushi.

“Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta,”./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit