2.7 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Trajnerit serb nuk i lejohet futja në territorin e Kosovës

Rekomandime

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e ka marrë rrugën drejt Stambollit e më pas Gjeorgjisë pa selektorin e saj.

Në fakt, trajneri serb, Dragan Bajic, i cili e udhëheq Kombëtaren e vendit fqinj, nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka mbetur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thotë se ndihet i shokuar që iu mohua futja në Kosovë.

Trajneri serbo-boshnjak ka folur për mediat serbe rreth situatës së krijuar.

“Jam aktualisht në Shkup dhe kam mbetur thjesht i shokuar kur e kam marrë informatën se nuk më lejohet të futem në territorin e Kosovës. Nuk kam asnjë shpjegim se përse ka ndodhur kjo. Me këtë rast është krijuar një problem i madh për Federatën maqedonase pasi është detyruar që ta gjejë një alternativë tjetër për mua, që t’i bashkohem pjesës tjetër të Kombëtares. Zgjidhja është bërë me probleme sepse nuk mund të jem prezent në stërvitjen e ekipit pasi më duhet fillimisht të zbarkoj në Stamboll”, ka thënë Bajic për “Srpska Info”.

- Advertisement -

Mediat serbe e kanë konsideruar këtë vendim të autoriteteve kosovare si skandal.

Nëse ai është prezantuar në pikën kufitare me pasaportë të Bosnje e Hercegovinës, natyrisht se nuk i lejohet futja në territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Në fakt, Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e ka marrë rrugën drejt Gjeorgjisë, me të cilën do të përballet në kuadër të kualifikimeve të Botërorit.

E trajneri 48 vjeçar, i cili njëkohësisht e udhëheq edhe ekipin Igokea ABA League, do t’i bashkohet ekipit më vonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit