5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Trazohet” LDK

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thirri mbledhje “urgjente” me Grupin Parlamentar të partisë dhe nënkryetarin e saj, njëherësh kryeministër, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Arsyeja zyrtare për këtë mbledhi u tha të jetë Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike për të cilin koalicioni qeverisës spo mund t’i bëjë votat për të kaluar në lexim të dytë, njofton Klan Kosova.Premtimi u dha që ky ligj do të kalojë këtë javë.

E sa për humbjen e LDK-së në garën për kryetar të Komunës në Podujevë , shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi thotë se do i bëjnë analizë të thellë kësaj situate.Kurse sa për sfidat tjera që i kanë në nivel qëndror siç është çështja e zgjedhjes së presidentit të shtetit, Gashi deklaroi se situata është më e komplikuar sesa kandidimi i një personi siç është rasti me Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.Duke mos përjashtuar mundësinë që të shkohet ne zgjedhje nacionale për shkak të kësaj teme, Gashi ka thënë se momentalisht barra bie te kryetari i partisë, Isa Mustafa.

”Kryetari Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim për të gjetur zgjidhje për postin e presidentit”, thotë i pari i deputetëve të Lidhjes.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit