0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tre djem nga Peja ngrenë flamurin shqiptar në majën e malit serb për 17 shkurt

Rekomandime

Ekskursioni i tre djemve nga Peja është bërë viral në media.

Eduard Racaj, Arbër Aliaj dhe Arianit Mula kanë ngjitur malin serb Midzor dhe për më tepër në majën e tij kanë ngritur flamurin shqiptar.

- Advertisement -

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata nuk e konsideruar si provokim, por si diçka të zakonshme që e kryejnë rregullisht.

Ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte data 17 shkurt, pikërisht për Pavarësinë e Kosovës, por djemtë e konsideruan rastësi.

“Jemi shumë krenar në radhë të parë që jemi shqiptar dhe e kurozojmë çdo majë që arrijmë me flamurin shqiptar”, tha Arianiti.

- Advertisement -

Sakaq Arbëri theksoi: “Thjesht ngjitja ka qenë e zakonshme që ne bëjmë çdo herë, nuk ka qenë provokim. Data ka qenë rastësi. Flamuri kur u ngjit në majë nuk ka qenë se kemi dashur të provokojmë, thjesht se kemi dashur”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit