Tre persona dje nuk kanë respektuar vendimin për vetëizolim.
Sipas njoftimit të policisë, një mashkull dhe dy femra që janë deklaruar të infektuar me koronavirusin nuk qëndruar në shtëpi.
Ndaj tyre është inicuar rasti në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 11.06.2020 – 08:40. I dyshuari kosovar nuk kishte respektuar vendimin për vetizolim. Në lidhje me rastin, në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet rasti dhe ai shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 11.06.2020 – 13:50. Një njësi policore në vendngjarje lidhur me një aksident trafiku, kishte hasur në dy të dyshuara kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me Covid-19. Ndaj të dyshuarave është inicuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.