5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Trendafillova konfirmon se rregullat e procedurës nuk lejojnë që paraburgimi të zgjatet më shumë se një vit

Rekomandime

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafillova, kishte konfirmuar para dy vjete se rregullate procedurës nuk lejojnë që parabugrimi të zgjatët më shumë se një vit për të akuzuarit.

- Advertisement -

Gjatë një interviste në Rubikon, Trendafillova kishte thanë se paraburgimi nuk mund të zgjatet më shumë se një vit, përvec se në rrethana të jashtëzakonshme.

“Andaj kemi ardhur në përfundim se paraburgimi nuk mund të zgjatë më shumë se një vit. Duhet të shqyrtohet vetëm në rrethana shumë të jashtëzakonshme do të mund të zgjatet, andaj është me rëndësi që cdo dy muaj po muaj paraburgimi duhet të shqyrtohet”, ishte shprehur Trendafillova dy vjet më parë.

Tutje, ajo kishte thënë se nëse vonesat ndodhin për arsye të përformancë së dobët nga prokurorët, atëherë të akuzuarit mund të lirohen. Këtë gjë Trendafillova e kishte potencuar si propozim shumë i rëndësishë.

- Advertisement -

“Poshahtu duhet t’u referohemi edhe vonesave gjatë procesit që në fakt shkelin edhe një të drejtë fundamentale të njeriut. Personat duhet të procedohen pa vonesa dhe më pas nëse këto vonesa ndodhin për arsye të përformamcës së dobët nga prokurorët, atëherë personi mund të lirohet e madje edhe procesi të përfundohet, që nuk është propozim shumë i rëndësishëm”, pati deklaruar Trendafillova.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ende nuk ju është bërë gjykimi, e as nuk ka filluar.

- Advertisement -

Ka më shumë se një vit që ish-krerët e UÇK-së, njëkohësisht edhe eksponentë të politikës vendore, janë arrestuar dhe procesi gjyqësor nuk ju ka filluar.

Sipas fjalëve të Trendafillovës që kishte thënë para dy vjete, këta persona do duhej liruar nga paraburgimi tashmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit