1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tri ditët më të rënda: 16 të vdekur nga Covid- 19

Rekomandime

Një 72-vjeçar nga Komuna e Klinës ka vdekur mesditën e së shtunës, pasi që ishte i infektuar me koronavirus.Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët, por që nuk është konfirmuar nga QKUK-ja derisa një ditë më parë vendi ka regjistruar tri viktima nga virusi vdekjeprurës.QKUK, përmes një njoftimi, ka lajmëruar se gjatë së shtunës në spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton KOHA.

- Advertisement -

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme, derisa nga ky numër total, 22 janë në gjendje të rëndë.E rritja e numrit të rasteve, sipas zëdhënësit të MSH-së, Faik Hoti, po e ngarkon infrastrukturën spitalore dhe personelin shëndetësor.
Sipas Hotit, është e rëndësishme që qytetarët e bizneset të respektojnë rekomandimet, në mënyrë që të menaxhohet më lehtë situata me pandeminë.

Për situatën e krijuar me pandeminë kanë folur edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nga ku u tha se me rritjen e numrit të mjekëve të infektuar në Klinikën Infektive, është shtuar edhe lodhja e tyre.Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, tashmë niveli i infektimit ka hyrë brenda personelit mjekësor dhe është e pamundur të evitohet, derisa tha se 9 për qind e personelit mjekësor janë të infektuar dhe janë në vetizolim.

Gjatë ditës së shtunë, ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve në respektimin e rekomandimeve.Zemaj ka thënë se me situatën aktuale në vend, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi derisa ka shtuar se mos-zbatimi i këtyre rekomandimeve po e çon vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit