1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tri pyetjet dhe tri këshillat e Jusuf Thaçit për Arben Vitinë rreth vaksinimit

Rekomandime

Jusuf Thaçi ka adresuar tri pyetje tek ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me procesin e vaksinimit. Ndër pyetjet e Thaçit ishte edhe ajo për kapacitete vaksinuese të Kosovës, vaksinat që janë në dispozicion dhe numrin e saktë të qytetarëve që janë targetuar për vaksinim.

- Advertisement -

“Për të mos ndodhur turmat dhe radhët e pritjes për vaksinim, Ministria e Shëndetësisë dhe personat përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e vaksinimit duhet të kenë përgjigje të sakta në tri pyetjet në vijim: 1. Cilat janë kapacitetet vaksinuese në tërë Kosovën (kapacitetet në orë dhe në ditë për secilën komunë ose qendër të vaksinimit)? 2. Sa vaksina janë në dispozicion? 3. Sa është numri total i qytetarëve të targetuar për vaksinim (të dhënat sigurohen lehtë nga Regjistri Civil Elektronik)?”, ka shkruar ai.

Më tutje Thaçi ka folur edhe për hapat që duhet të ndërmerren në vijim .

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Për të mos ndodhur turmat dhe radhët e pritjes për vaksinim, Ministria e Shëndetësisë dhe personat përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e vaksinimit duhet të kenë përgjigje të sakta në tri pyetjet në vijim:

1. Cilat janë kapacitetet vaksinuese në tërë Kosovën (kapacitetet në orë dhe në ditë për secilën komunë ose qendër të vaksinimit)?

- Advertisement -

2. Sa vaksina janë në dispozicion?

3. Sa është numri total i qytetarëve të targetuar për vaksinim (të dhënat sigurohen lehtë nga Regjistri Civil Elektronik)?

Pas përgjigjeve në këto tri pyetje, duhet të ndërmerren hapat në vijim:

Hapi i parë:

Në momentin që numri i qytetarëve të targetuar e kalon numrin e vaksinave në dispozicion, targeti duhet zvogëluar në përputhje me vaksinat në dispozicion (përmes fragmentimit apo nën-kategorizimit). P.sh. në vend që target të jenë grup-moshat 65-80 vjeç, target bëhen grup-moshat 72-80 vjeç, varësisht prej numrit të vaksinave dhe numrit të qytetarëve të këtyre grup-moshave.

Hapi i dytë:

Shpërndarja e vaksinave nëpër të gjitha qendrat e vaksinimit nëpër komuna në përputhje me numrin e qytetarëve të targetuar dhe me kapacitetet e tyre vaksinuese, si dhe përcaktimi i ditëve të vaksinimit (aq sa ka vaksina në dispozicion).

Hapi i tretë:

Automatizimi dhe personalizimi i terminit të vaksinimit përmes teknologjisë dhe telefonit. Për këtë krijohet një platformë super e thjeshtë pa pasur nevojë për llogari as regjistrim (këtë mund ta bëjë ASHI me ndihmën e ndonjë kompanie ose vullnetarëve shumë shpejt). Personat që janë target i vaksinimit i plotësojnë vetëm disa të dhëna themelore në këtë platformë (emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, komunën, e-mailin dhe numrin e telefonit) dhe aplikojnë për vaksinim (secili i moshuar e ka ndonjë familjar që mund ta ndihmojë në këtë proces). Platforma që i ka të koduara qendrat e vaksinimit, ditët e vaksinimit dhe kapacitetet e vaksinimit për secilën qendër të vaksinimit për orë dhe për ditë, e përcakton në mënyrë automatike qendrën (komunën), ditën dhe orën e vaksinimit të aplikuesit (varësisht prej terminit të lirë në dispozicion) dhe këtë informacion ia dërgon në mënyrë automatike aplikuesit me SMS ose e-mail. Ndërsa ditën e vaksinimit (në qendrën e vaksinimit) aplikuesi mund të verifikohet a është pjesë e targetit të vaksinimit.

P.S: Për qëllime informimi e kam kaluar vet procesin e regjistrimit në portalin qendror eKosova dhe mendoj që proceduara aty është e ndërlikuar dhe veç kësaj ky portal nuk ofron automatizim dhe personalizim të terminit të vaksinimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit