1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Tri zgjidhje kryesore” për finalen me Serbinë, ndizet përsëri alarmi për Kosovën

Rekomandime

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka propozuar tri zgjidhje kryesore se si do të mund të dukej një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një mundësi do të ishte që Serbisë t’i jepej një mbështetje për zhvillim nga donatorët dhe përshpejtimi i rrugës për anëtarësim për njohje – si një çmim për njohjen e Kosovës.

- Advertisement -

E dyta, do të ishte këmbimi i njohjes nga Serbia për krijimin e rajoneve autonome të serbëve në Kosovës dhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe opsioni i tretë, do të ishte rikthimi i qasjes për shkëmbim territoresh, që ishte elementi kyç i draft-marrëveshjes së vitit 2018”, thuhet në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi”, raport i cili u publikuar gjatë ditës së sotme.

Pas publikimit të këtij raporti, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Rexhep Shahu. A e quan vit të zymtë këtë fillim vit për Kosovën, kjo për shkak të situatës së krijuar në vend pas zhvillimeve të fundit.

Rexhep Shahu

“Janë një sërë pyetjesh të rënda që shtrohen tani për fundin ose për fillimin e fundit të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Shpresoj të dalë nga zgjedhjet e reja tani në Prishtinë një qeveri që nuk lëshon shtet për pushtet. Duke parë situatën kur ende Amerika është në fillim të punës së presidentit të ri dhe ende nuk janë të ditura për botën aktorët e zyrtarët amerikanë të emëruar për punët e Ballkanit dhe të rajonit, duke parë se edhe Kosova nuk ka rahati e stabilitet me qeverinë, ku lufta për pushtet në Kosovë është aq e ashpër sa politikanë të ndryshëm nuk e kanë Kosovën të parën por pushtetin e kane te parin dhe nuk e shpallin as në synimet e tyre, duket i zymtë fillimi i vitit të ri 2021”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

- Advertisement -

Sipas tij, Serbia ka arrit të fitojë terren në shtetet perëndimore, dhe për këtë, Shahu fajtor e bën ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Bota nuk do të ketë kohë të bollshme gjithmonë të merret me Kosovën. Serbia si agresore ka arrite të shfaqet shpesh si viktimë dhe të fitojë simpati me tendencë pendese. Loja e gjatë e presidentit Thaçi që kish uzurpuar gjithë fuqitë që të fliste ai për Kosovën me Vuciqin, nervozizmi i opinionit shqiptar nga frika e shkëmbimeve të territoreve, kërkesa ndaj drejtuesve aktuale serbe që ta njohin Kosovën shtet kur ata janë aktorë që kanë luftuar më armë në dorë për ta mbajtë Kosovën nën Serbi dhe e kanë të vështirë ta dorëzojnë me fjalë atë që e kanë humbë me luftë edhe pse e dinë se e kanë humbë Kosovën dhe janë të vetëdijshëm se Kosova nuk është më Serbi, pra kjo është panorama pak a shumë kur Grupi Ndërkombëtar i Krizave, (GNK) thotë se rruga për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është e “turbullt, por edhe e ngushtë””, thekson Shahu.

- Advertisement -

Analisti Shahu shton se shkëmbimi i territoreve, është një rrezik që vazhdon të jetë i pranishëm për Kosovën.

“Si shpata e Demokleut i rri mbi kokë Kosovës version i shkëmbimit të territoreve, pasi kjo tezë është e vjetër dhe e ka artikuluar bindshëm Rexhep Qosja i cili ka patur tagrin dikur të fliste në emër të popullit si akademik baba kombi… për idenë, me mire serbet jashtë se Serbi te vogla brenda Kosovës… Të gjitha mundësitë janë mbi e nën tavolinë. Serioziteti i zgjidhjes do të varet nga serioziteti e cilësia e qeverise dhe institucioneve ne Prishtinë, nga pavarësia reale e zyrtarëve të Prishtinës nga Beogradi, nga serioziteti e trimëria e drejtuesve të shtetit në Prishtinë dhe nga qëndrimi amerikan”, shprehet Shahu, duke shtuar se asnjë opsion nuk fiton pa mbështetjen amerikane.

“ Po të jenë seriozë, jo frikacakë, pa asnjë frikë prej Serbisë dhe shpjegues seriozë për botën diplomatike, politikanët e lartë të Prishtinës e bindin botën se Kosova e ka paguar çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë dhe nuk ka çfarë të paguajë më tepër. Duke heshtur e duke u sjellë si trembur nga Serbia, politikanët shqiptarë nuk I kanë kërkuar llogari Serbisë për të zhdukurit, për varret masive, për krimet e përbindshme, nuk i kanë bërë padi të shumta ndërkombëtare, nuk ia kanë ndaluar Edi Ramës që të mos përzihet në punët e pajtimit apo të armiqësimit mes Prishtinës e Beogradit”, përfundon për “Bota sot”, analisti Rexhep Shahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit