-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tribunali Special konfirmon se e ka arrestuar pjesëtarin e FSK-së

Rekomandime

Gjykata Speciale njofton se ka dhënë urdhër për arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së, që ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Specialja thotë se ai u arrestua pas aktakuzës të konfirmuar.

- Advertisement -

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales, transmeton Gazeta Express.

Mustafa, siç tregon Gjykata Speciale, po bartet në Hagë.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

- Advertisement -

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit