4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tronditëse: Si i ndihmoi “Betimi për drejtësi” disa nga rastet më të rënda kriminaIe në Kosovë

Rekomandime

Po mbahej rasti Stenta 2, ku të pandehurit akuzoheshin që kishin mashtruar kosovarët e shkretë, duke ua marrë mijëra euro secilit e duke mos iu vendosur stenta fare.

- Advertisement -

Të zënë ngusht në seancën që po mbahej në Pallatin e Drejtësisê, papritmas ndodhi shpëtimi për ta. Dikush nga Pallati u përkujdes që ta ndalte rrymên. Seanca u ndal në vend, ndërsa të pandehurit dhe avokatët filluan të frymojnë lirshëm.

I vetmi medium që po ndiqte seancën, ishte “Betimi për drejtësi”. Ata, duhej ta kryenin detyrën e dhënë: Të përkujdesëshin që askush nuk do të akuzonte dikend nga brenda. Dhe kështu ndodhi. Lanë të nënkuptohej qê ndalesa ka ardhur nga KEDS’i dhe ndërprerja kaloi në heshtje.

Ky medium një kohë të gjatë ka prezencë me emisiomin me të njëjtin emër edhe në RTK. Duke e keqpërdorë mediumin publik, kjo i jep fuqi të madhe mediatike para opinionit.

- Advertisement -

Ata, në vend ta ndihmojnë drejtësinë, me veprimet e tyre po ndihmojnë kr*imin.

Në Pallatin e Drejtësisê, të trimëruar, veprimet e tilla filluan të ndodhinin sërish. Erdhi radha e seancës për aktakuzën ndaj 4 ish ministrave që akuzoheshin për korrupcion. Ndodhi i njëjti skenar. I dal rryma, u ndërpre seanca, ndërsa Betimi për drejtësi e kreu sërish me entuziazëm detyrën e vet. Sërish opinioni e la fajtor KEDS’in nga raportimet e Betimi për drejtësi. Sërish nuk u akuzua askush.

Kjo u pëlqeu shumë atyre nga bremda pallatit dhe e forcuan strategjinë tutje. Erdhi rasti i Ukë Rugovës me shokë në skandaIim për viza. Sërish ai tipi nga pallati e ndali rrymën. Sërish u ndërpre seanca, sërish Betimi për drejtësi e kamufloi kētë para opimionit.

- Advertisement -

E gjithë kjo ndodhi brenda disa javësh, përderisa nuk u fajësua askush.

Prokuroria po heshtë para këtij kr*imi të organizuar që po rrezikon ti dërgojë në parashkrim të gjitha këto rastez që janë ndër më të ndjeshmet në vend. Parashkrim nënkupton që ata nuk do të mund të dënohen më ligjërisht pasi i mbron pikërisht ligji, pasi seancat dhe procesi nuk po kryhet në kohë.

Prokuorita e shtetit duhet të reagojë sa nuk është bërë vonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit