2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tronditet Gjermania: 48-vjeçari nga Kosova privon nga jeta kunatën

Rekomandime

Të shtunën në mbrëmje një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka privuar nga jeta kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka pla.gosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

- Advertisement -

Gruaja 33-vjeçare, raportohet se ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

- Advertisement -

48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai.

Më pas ai u kthye dhe mori ar.mën me të cilin edhe bëri aktin.

- Advertisement -

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte.

Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij i mori ar.mën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte pIagosur rëndë.

Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte pIagosur.

Merret vesh se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit