1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Tronditje të rëndë në tru”, specialisti i ORL-së: Ka mundësi që djepi të ndikojë tek fëmijët edhe në drejtpeshim e dëgjim

Rekomandime

Një ndër metodat më të njohura që përdorin nënat shqiptare për të vënë fëmijët në gjumë është edhe djepi.

Ndonëse djepi përdoret që nga kohërat e vjetra, e që shpeshherë ka qenë edhe ndër dhuratat më të çmuara duke u përdorur si shtrat i fëmijëve, në ditët e sotme po cilësohet si i dëmshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Pediatri kosovar Gëzim Xharra, paraditen e sotme e ka kritikuar procesin e vënies së fëmijëve në gjumë përmes djepit.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Qeveria që ta “ndalojë” djepin në Kosovë, pasi sipas tij fëmija pëson tronditje të rëndë të trurit.

“Çuditna qysh qeveria nuk ka marrë masa për largimin e dhunshëm të djepave që paraqet një torturë jashtëzakonisht të rëndë të trurit. Ata fëmijë kurrë nuk bahen si ata që nuk hyjnë në djep”, ka thënë Xharra për mediat lokale.

- Advertisement -

Se përdorimi i djepit mund të sjellë probleme te fëmijët thotë edhe specialisti i ORL-së, Aziz Mustafa.

Në një bisedë për Gazetën Reporteri.net, Mustafa ka thënë se djepi mund të ndikojë në drejtpeshimin e fëmijës.

- Advertisement -

Specialisti i ORL-së ka shtuar se këtë çështje nuk është se e ka analizuar ndonjëherë, por që sipas tij janë lëvizjet e djepit që bëhen lartë e poshtë mund të ndikojnë në drejtpeshim.

“Për besë nuk e kam analizu këtë çështje kurrë. Diçka ka të bëjë me qendrën e drejtpeshimit në tru, në veshin e brendshëm, tek pjesa që është për dëgjim dhe balancim. Tash sa ka kjo e qysh ka ndikim nuk më ka ra me lexu, as më dëgju, po mundësi ka, mundësi ka që lëkundjet që bëhen në formë të lavjerrësit lartë e poshtë, mundet me pas ndonjë ndikim në qendrën e balancit”, ka thënë Mustafa për Gazetën Online Reporteri.net.

Në kohë të vjetra djepi është punuar prej gurit, kurse më vonë është zëvendësuar prej drurit, duke u trashëguar edhe te gjeneratat e reja.

Në ditët e sotme, përdorimi i djepit vjen duke u rralluar, ndonëse e zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. /Reporteri.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit