Donald Trump ka rënë nga Boeingu në Cessna. Ish-presidenti i SHBA-ve e ka humbur komoditetin në fluturime.

Trump që dikur vozitej me aeroplan gjigant dhe luksoz, tani është parë duke fluturuar me një aeroplan Cessna Citation X, që është model i aeroplanëve të vegjël dhe aspak luksoz.

Cessna Citation X është model i vitit 1997 i regjistruar në Trump Org.
Sa ishte president, Trump fluturonte aeroplanin gjigant të Air Force One, Boeing 747.
