1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Trump emëron në vend të Grenell, mikun e shqiptarëve

Rekomandime

Senati në SHBA ka konfirmuar John Ratcliffe si shef të ri të Inteligjencës Kombëtare.

- Advertisement -

Këtë pozitë deri tash e mbante Richard Grenell, si ushtrues detyre, i cili është edhe ambasador në Gjermani, është edhe i dërguar special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Trump pati fjalët më të mira për Grenell, për punën e bërë.

Ndryshe, Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Ratcliffe ishte nominuar për këtë pozitë edhe në korrik të vitit të kaluar, por e refuzoi nominimin në gusht, pasi u ngritën dyshime rreth mungesës së përvojës së tij dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezyme.

- Advertisement -

Por për shqiptarët, Ratcliffe nuk njihet vetëm si i nominuar për këtë pozitë të lartë.

Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit