Forcat amerikane kanë kryer sulm ajror ndaj njësive të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në rajonin Deirizor të Sirisë.
Avionët e koalicionit sulmuan disa elemente të grupeve terroriste të komanduara nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.
Gjatë sulmit janë shkatërruar katër tanke të Hezbollahut në rrethin Ebulkemal, ndërsa po ashtu janë neutralizuar disa luftëtarë të armatosur.
Avionët e koalicionit po ashtu kanë intensifikuar edhe fluturimet e zbulimit mbi zonat ku gjenden grupet e mbështetura nga Irani.