Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Trump përmes Twitterit ka thënë se nuk do të shkojë në inaugurimin e Joe Bidenit më 20 janar të këtij viti.
“Për të gjithë ata që po pyesin, nuk do të shkoj në Inaugurim më 20 janar”, ka shkruar Trump.
To all of those who have asked, I will not be going to the Inauguration on January 20th.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 8, 2021
Ndryshe, Trumpit i është vazhduar bllokimi i llogarive në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar, të paktën derisa të lirojë zyrën e presidentit.
Përkrahësit e Trumpit të mërkurën janë mbledhur para ndërtesës së Capitol Hill ku gjendet Kongresi dhe Senati amerikan dhe dhunshëm janë futur në objekt duke tejkaluar kordonin e policisë.
Si pasojë pesë persona kanë vdekur në mesin e tyre edhe një oficer policie nga trazirat e shkaktuara.