Pas raportimeve për ndarje nga Patris Berisha, këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është zhvendosur në Amerikë, bashkë me djalin e saj Tianin.
Emisioni ‘SHOWTIME’ nga burime të afërta me këngëtaren ka marrë vesh se ajo është shtatzënë përsëri, shkruan Reporteri.net. Për detaje, ndiqeni storjen me video:
Emisioni ‘SHOW TIME’ raporton, nga i njëjti burim, se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.
Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, derisa në Kosovë vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha, që njëherit është edhe martesa e dytë e shkatërruar e këngëtares së njohur, shkruan Reporteri.net.