1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Tuneli në Sarajevë, që 23 vjet më parë ndryshoi rrjedhën e luftës

Rekomandime

23 vjet më parë, ishte hapur dhe vënë në përdorim tuneli i luftës së Sarajevës, apo “tunelit D-B”, i cili banorëve të shumtë të kryeqytetit të rrethuar të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) u hapi derën e shpresës për shpëtimin e shumë jetëve që ishin nën flakën e artilerisë agresore.

- Advertisement -

Për shkak të bllokadës së plotë të qytetit dhe mungesës së fondeve, shumë qytetarë të Sarajevës në vitin 1993 u nisën për të gërmuar tunelin, rruga nëntokësore e së cilës, nën pistën e aeroportit lidhte dy territoret e kontrolluara nga Ushtria e BeH-së, atë të Dobrinjës dhe Butmirit.

Tuneli i udhëhequr nga iniciativa qytetare dhe politike përfundoi dhe u hap më 30 korrik 1993. Ai ishte 720 metra i gjatë dhe 1.5 metra i lartë.

Në më shumë se dy vite, përmes tij, mijëra njerëz siguronin sasi të mëdha të ushqimit, mallra dhe çdo gjë që ishte e nevojshme për mbijetesë e popullsisë së kryeqytetit të BeH-së në kohën e luftës në shekullin 21.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit