1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Turp, e gërditshme”, Arbana Xharra reagon pasi Bregoviç arrin në Shqipëri, tregon një fakt për këngëtarin serb

Rekomandime

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar ashpër për ftesën e autoriteteve shqiptare ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të kënduar në Festën e Birrës në Korçë.

Xharra i ka quajtur të turpshme dhe të gërditshme skenat e “rrejshme patriotike” të politikanëve shqiptarë, derisa në anën tjetër Shqipëria fton këngëtarin serb.

- Advertisement -

Ajo ka treguar se Bregoviçit i ishin refuzuar koncerte në Ukrainë dhe Poloni për shkak të mbështetjes që ai i kishte dhënë Vladimit Putinit për të push.tuar Krlmenë.

Sipas saj, muzika është politike, pasi pikërisht këngëtarët serbë gjatë regjimit të Millosheviqit kanë bërë propagandat më të mëdha politike.

Reagimi i Xharrës në Facebook:

- Advertisement -

Duke qenë se edhe në Kosovë gjatë okupimit serb shqiptarët me shumë kënaqësi e kanë dëgju Cecen e këngëtarë të tjerë serbë, nuk po më çudit ftesa që Shqipëria i ka bërë Goran Bregoviçit.

Po më dhemb fakti që po e dëshmojmë si komb sa inferior ndihemi. Argumenti se muzika nuk është politike, është gënjeshtër, sepse pikërisht fytyrat publike madje këngëtarë serbë gjatë regjimit të Millosheviqit kanë bërë propagandat më të mëdha politike.

- Advertisement -

Bregoviçit i janë refuzuar koncerte në Ukrainë dhe Poloni për shkak të mbështetjes që ai i ka dhënë Putinit për të push.tuar Krlmenë. Pra ai s’qenka thjeshtë këngëtar, por propagandues pro terrorit rus?!. Sa e gërditshme kur shohim udhëheqës shqiptare që dalin e bëjnë skena të rrejshme patriotike me shqiponjën dy krenare e nderojnë nacionalist serbë në midis Shqipërisë. Turp!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit