1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

TURP! Janullatos e quan vëlla çetnikun serb Amfillohio: Ne i themi lamtumirë një vëllau të madh

Rekomandime

I ashtuquajtur Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, greku i cili ka uzurpuar Kishën Shqiptare, është pikëlluar shumë për shkuarjen në ferr të çetnikut dhe anti shqiptarit të madh Amfillohio.

- Advertisement -

Janullatos e ngre në qiell duke i thurur lavde anti shqiptarit të madh çetnikut Amfillohio, ky është një turp për KOASH!

Ja çfarë shkruan uzurpatori i KOASH:

Me dhimbje të thellë mësuam për fjetjen në Krishtin të Mitropolitit të Malit të Zi dhe të Bregdetit, të ndjerit Amfillohio. Pjesëmarrës në dhimbjen e thellë të popullit mik të Malit të Zi dhe të Patriarkanës së Serbisë, organizuam në pareklisin e Kryepiskopatës së Shenjtë të Tiranës përshpirtje duke shprehur nga thellësia e shpirtit ngushëllimet tona për popullin orthodhoks të vendit fqinj.

- Advertisement -

Kisha vendore mike e Malit të Zi humbi udhëheqesin e veçantë shpirtëror, kryebariun e përzgjedhur të saj, i cili, me jetën e tij te lavdërueshme, të urtë, të përkushtuar në Krishtin dhe me fjalën shpirtshenjtëruese, e udhëhoqi popullin e Zotit në pranimin e Perëndisë Triadike dhe në devotshmërinë orthodhokse esenciale. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjithashtu humbi një mik dhe vëlla të çmuar, me të cilin, gjithmonë në të njëjtën frymë për çështjet teologjike dhe baritore të Kishës sonë, bashkëpunuam harmonikisht për dekada të tëra.

Në kuadrin më të gjerë, Kisha Orthodhokse përcjell një Hierark teolog të përndritur, me përgatitje të shkëlqyer, mendim të ndritur, vendosmëri dhe guxim, me besim orthodhoks ekumenik. Ishte pjesëmarrës dhe kontribuoi në mënyrë krijuese në Mbledhjet Panorthodhokse dhe së fundi në Sinodin e Madh dhe të Shenjtë të Kretës. Kthjelltësia, qartësia e mendimit dhe urtësia e adhurueshme e tij ndikonin gjithmonë efektivisht më takimet dhe në vendimet orthodhokse

- Advertisement -

I përjetshëm kujtimi i ti! Zoti të Cilin e dashuroi me gjithë shpirt dhe qe i kushtoi dhjakoni të devotshme, e prehtë në paqe shpirtin e tij të rrallë. Na ngushëllon gjithmonë besimi se “edhe kur jetojmë edhe kur vdesim, të Zotit jemi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit