0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia çon investime në Serbi, ndërsa në Shqipëri sjell memoriale

Rekomandime

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Serbi më datë 29 gusht. Lajmin e ka dhënë portali i njohur serb “Tanjug”. Në artikull thuhet seErdogan do të takohet me liderët më të lartë të shtetit serb.

- Advertisement -

Shkaku kryesor i vizitës së tij është nisja e punimeve për autostraën Beograd-Sarajevë. Punimet do të kryhen nga firma turke “Tasyapi” dhe projekti do të shkojë deri në 3 miliardë dollarë, ku një pjesë e mirë është financuar nga Ankaraja zyrtare.

Kjo autostradë do të jetë një korridor i rëndësishëm për lidhjen me Europës. Ndërkohë që në Serbi flitet për investim e për rrugë, vendi jonë po zien nga një tjetë debat. Bëhet fjalë për vendosjen e memorialit për të rënënt gjatë grushtit të shtetit në 2015-ën në Turqi, të cilët mbrojtën regjimin e Erdoganit.

Shumë intelektualë, gazetërë por edhe qytetarët e thjeshtë e kanë kundërshtuar vendosjen e memorialit, i cili nuk ka aspak lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë. Turpi më i madh qëndron në argumentat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u shpreh se te kodrat e liqenit ka ven për të gjithë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit