11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Turqia dhe Greqia ‘harrojnë’ kufinjtë: Bashkojnë forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin, reagon edhe Franca

Rekomandime

Tërmeti i sotëm preku dy shtete, të cilët kohët e fundit kanë patur përp lasje në lidhje me kufijtë territorialë në Mesdheun Lindor. Raportohet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlud Çavushoglu dhe kolegu i tij grek Nikos Dendias kanë telefonuar njëri-tjetrin dhe kanë vendosur që të bashkëpunojnë në lidhje me fatke qësinë që i go diti. Gjithashtu, e gatshme për ndihmë u shpreh edhe Franca, e cila para pak ditësh tërhoqi ambasadorin nga Ankaraja, për shkak të replikave dhe akuzave që patën ndërmjet tyre presidenti Emmanuel Macron dhe Rexhep Tayip Erdogan në lidhje me ngjarjet e fundit në Francë, me bazë fetare.

- Advertisement -

Qeveria frnaceze deklaroi se do të nisë menjëherë ndihmat ndaj Turqisë, nëse qeveria e këtij vendi do ta pranonte. Gjithsesi ende nuk ka patur një deklaratë zyrtare nga Ankaraja në lidhje me vetofrimin për ndihmë nga ana e Francës.

Charles Michel, president i Këshillit Europian, në një mesazh në rrjetet sociale deklaroi se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm në Egje dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit