2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Turqia, gati të fusë ushtrinë në Libi: Frikë për konflikt të gjerë

Rekomandime

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë kërkoi një ditë më parë ndihmë ushtarake nga Turqia në përballjen me forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Egjipti dhe vendet përreth.

Dhënia e një përgjigjeje pozitive nga ana e Turqisë ka rritur tensionet në rajon pasi kjo do të ndryshonte krejtësisht balancat në Libinë e shkatërruar nga lufta civile që prej rrëzimit të Gadafit.

- Advertisement -

Më parë Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të parashtrojë propozim-ligj për dërgimin e ushtarëve në Libi menjëherë pas vazhdimit të punës së Parlamentit si përgjigje të ftesës të vendit.

Erdogani deklaroi se mandati ushtarak për dërgimin e ushtrisë në Libi do të jetë në rend dite në Parlament më 8 dhe 9 janar.

Ai i kritikoi vendet që e kanë mbështetur liderin ushtarak libian lindor Kalifa Haftar, e jo Fajez al Sarajin.

- Advertisement -

“Ata e mbështesin luftëtarin, por ne e mbështesim qeverinë legjitime dhe e pranojmë ftesën e tyre të dërgojmë ushtri. Kjo është diçka që na bën të ndryshëm”, tha Erdogani.

Prej disa muajsh forcat e qeverisë së Tripolit janë nën sulmet e ushtrisë së Gjeneralit Haftar, i cili synon marrjen e pushtetit përmes luftës pasi dy grupimet dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për të qeverisur bashkë.

- Advertisement -

“Ne do ti zhdukim islamistët nga Libia”, tha ai pak ditë më parë teksa Turqia paralajmëroi futjen e forcave ushtarake atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit