-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Turqia nuk do të heshtë”- Erdogan paralajmëron Izraelin pas Iuftimeve në Rripin e Gazës

Rekomandime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur zemërimin për suImet ajrore izraelite në Rripin e Gazës dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB të kërkojë një zgjidhje paqësore.

Presidenti tur ka suImuar ashpër Izraelin duke e cilësuar shtet te.rrorist, ndërsa paralajmëroi se Turqia nuk do të heshtë.

- Advertisement -

“Ne jemi të trishtuar dhe të zemëruar nga mizoria e shtetit te.rrorist të Izraelit kundër Palestinës,” tha Erdogan gjatë një konferencë.

“Për të qëndruar kundër agresonit të Izraelit në qytetet palestineze, Jeruzalemi është një detyrë nderi për njerëzimin,” shtoi ai.

“Ata që qëndrojnë të heshtur ose mbështesin hapur gjakderdhjen e Izraelit duhet ta dinë se një ditë do të jetë radha e tyre,” vazhdoi Erdogan, duke theksuar se është e domosdoshme që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë hapa për të siguruar paqen në Jeruzalem.

- Advertisement -

“Turqia nuk do të heshtë ndaj persekutimit izraelit në Palestinë, edhe nëse e gjithë bota e injoron atë”, tha Erdogan. g.v/abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit