-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia: Po na soset durimi me grekët

Rekomandime

Greqia ka vazhduar të shkelë hapësirën tonë ajrore, territorial dhe statusin e ishujve të çmilitarizuar në Egje, njoftoi ministria turke e mbrojtjes, e cila kishte përgatitur një dokumentet të detajuar ku renditeshin të gjitha shkeljet në fjalë.

Sipas kësaj ministrie, deri tani këtë vit, Greqia e ka shkelur 206 herë hapësirën ajrore të Turqisë, 27 herë ujërat territorial, ka pasur 95 provokime ajrore dhe 790 shkelje nga anijet në ishujt e çmilitarizuar. Ankaraja po kështu dënon me forcë përpjekjet greke për të pretenduar territor ujor maksimal në Mesdheun Lindor dhe për t`i kufizuar ujërat turke në një zonë të vogël në jug, kjo edhe pse Turqia, siç thonë zyrtarët atje, ka më shumë vijë bregdetare në Mesdhe se çdo vend tjetër i rajonit.

- Advertisement -

Athina, për turqit, vazhdon me qëndrimin e saj jo legjitim dhe të pa kompromis i cili padyshim që çon drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi pak kohë më parë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili e nxiti Athinën të heqë dorë nga politikat maksimaliste e veprimet provokuese, në një kohë kur ka nevojë për një diskurs paqeje e stabiliteti.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu së fundi i bëri thirrje Greqisë t`i japë fund provokimeve në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i ri i tensioneve, duke lënë të kuptohet se turqve, po u soset durimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit