-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Turqia thërret në raportim diplomatin amerikan për një “like” në Twitter

Rekomandime

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se e ka thirrur për raportim një diplomat amerikan për shkak se faqja e ambasadës amerikane në këtë shtet e ka pëlqyer një postim në rrjetin social, Twitter. Postimi kishte të bënte me një politikan nacionalist turk, i cili tash për tash është i shtrirë në spital.

“Sot, i ngarkuari amerikan për punë të jashtme është thirrur për raportim në ministri për të ofruar sqarime të hapura dhe të qarta lidhur me një postim në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke. Në njoftim gjithashtu thuhet se ai është ftuar për shkak se ambasadori amerikan nuk ka qenë në Ankara.

- Advertisement -

Llogaria zyrtare e ambasadës amerikane në Twitter e pëlqeu një postim të një qytetari, i cili tha se Turqia duhet të jetë gati për një periudhë politike pa politikanin Devlet Bahçeli.

Bahçeli është kryetar i partisë “Lëvizja Nacionaliste” dhe partner i presidentit turk, Rexhep Erdogan. Partia e tij gjithashtu kishte ofruar përkrahje për ndryshimet kushtetuese, me të cilat sistemi politik në Turqi u shndërrua në sistem presidencial me kompetenca ekzekutive.

Muajin e kaluar, ky politikan ishte dërguar në spital për shkak të problemeve shëndetësore dhe përkrahësit e tij janë të shqetësuar për gjendjen e liderit të tyre, shkruan “The Guardian”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit