1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqit kërkojnë një ministri nga Qeveria e re, Fikrim Damka: Ndryshe nuk kemi vota për Kurtin

Rekomandime

Partia Demokratike Turke e Kosovës, nën udhëheqjen e Fikrim Damkës në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi dy deputetë në Kuvendin e Kosovës. Krahas Damkas, në Parlament, turqit do t’i përfaqësoj edhe Fidan Jilta, i cili siguroi votat e mjaftueshme për deputet nga radhët e komuniteteve.

- Advertisement -

Udhëheqësi i KDTP-së, Fikrim Damka tha se ende nuk janë takuar me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, për të diskutuar në lidhje me koalicionin e mundshëm.

Por, i pari i turqve të Kosovës tash më e ka ndarë mendjen që të ulet e të bisedojë me kreun e Vetëvendosjes për të qenë pjesë e Qeverisë Kurti II.

‘’Ende nuk jemi takuar me Kurtin pasi kemi pritë të certifikohen zgjedhjet. Nëse jemi pjesë e koalicionit do ta votojmë qeverinë, nëse nuk jemi pjesë e qeverisë nuk do ta votojmë’’, tha Damka për Reporteri.net.

- Advertisement -

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia që e udhëheqë Damka, mori gati 6 mijë e 500 vota duke dalë partia e parë e komunitetit turk që jeton në Kosovë.

Por, kurdo që Damka e Kurti do të takohen, ky i fundit do të përballet me një kërkesë të qartë.

- Advertisement -

‘‘Ne gjithmonë e kemi pasur një ministër në Qeveri dhe presim ta kemi përsëri një ministër. Nuk do të hyjmë në koalicion nëse nuk do ta kemi një ministër në Qeveri’’, tha Damka për Reporteri.net.

Tha se krahas postit të ministrit presin të përfaqësohen edhe në nivele të tjera qeveritare.

E që nga 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, turqit janë përfaqësuar vazhdimisht me nga një ministër në qeveritë e vendit.

Për më shumë se 10 vite, Mahir Yagcilar ishte pjesë e qeverisë si ministër i Pushtetit Lokal, Administratës Publike e asaj të Ambientit.

Edhe në Qeverinë e Hotit pjesë e kabinetit nga KDTP ishte Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal.

Por tradita e përfaqësimit të turqve në Qeveri u ndërpre shkurtimisht në kohën kur ekzekutivin e udhëhiqte Kurti. Kjo pasi në Qeverinë 50 ditëshe të kryetarit të LVV-së, turqit nuk u përfaqësuan në nivelin e ministrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit