1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U akuza nga të gjithë se nuk i shërbeu komunitetit rom, flet menaxheri i lokalit

Rekomandime

Menaxheri i lokalit “Happy” në Gjakovë, i cili u akuza se nuk i shërbeu komunitetit rom, në ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në lokalin e tij anëtarët e minoriteteve shërbehen gjithmonë, dhe këtë mund ta vërtetojë përmes kamerave brenda lokalit.

Flamur Ahmeti, i cili është menaxher i lokalit “Happy” në Gjakovë, në një pronocim për Gazetën Insajderi, ka thënë se pretendimet që në lokalin e tij është bërë diskriminin racor nuk janë të vërteta dhe një gjë e tillë është bërë për ta dëmtuar indirekt biznesin që ai drejton.

- Advertisement -

“Kjo është gënjeshtër, tek ne bëhen konferencat e komuniteti, pretendimi i tillë nuk është i vërtetë asnjë grimë. Në qoftë se kanë ndonjë dëshmi, inçizimi apo diçka, ne përgjigjemi për atë punë. Nuk ka shans pasi është vendi që kemi më së shumti klientë të komuniteti rom”, deklaroi ai.

“Është gënjeshtër, totalisht gënjeshtër. I kam edhe kamerat, mundet kush dëshiron me i pa. Sot shembull patë shumë familjarë, djemë të rinj të komunitetit rae. Përkundrazi, në disa vende të tjera janë përzënë e kanë ardhur tek ne. Po më vjen keq kush e ka bo këta, e ka sulmu biznesin tonë indirekt”, vijoi ai.

“Personi që e ka postu këta, e kemi prit mirë, ka marrë një torte dhe i kemi shërbyer kafe gratis prej shpisë”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit