0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

U.D. drejtori i Doganës jep detaje për zbatimin e reciprocitetit

Rekomandime

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e tarifës 100% dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet të gradual.Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, ka thënë se ka nisur zbatimi i vendimit për reciprocitet.Ai ka dhënë detajet e fundit në një intervistë për KALLXO.com.

- Advertisement -

“Nga mbrëmë, Dogana e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e vendimit në përpikëri. Për të parë më afër, unë isha në pikë kalimin e në Merdar për të parë nga terreni se si po zbatohet dhe pash që po zbatohet. Janë regjistruar ardhjet e para në sistem”, tha ai.“Kemi informatat që një ngarkesë ka pasur mungesë certifikate dhe tani varet se a e ka sjellë certifikatën, janë procedura normale.

Nëse nuk plotësohen dokumentet, ai kthehet prapa”, deklaroi Xhaka.Ai ka thënë se deri më tani në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë hyrë 15 kamionë me ngarkesa të ndryshme.“Vetëm sot, deri më tani, kishim 10 kamionë me grurë në vendkalimin në Jarinjë dhe Bërnjak, kishim tre kamionë- dy me grurë dhe një me misër- në Merdarë dhe e kishim një kamion tjetër kamion që ka hyrë me gur gelqeror në Dheun e Bardhë.

Kishim kamiona të ndryshëm dhe lëvizje të ngarkesave. Për këto masa nuk është paguar tarifa 100% siç ishte më përpara. Edhe një kamion tjetër ishte nga Bosnja e Hercegovina”, tha ai.Kjo është intervistya e plotë e Ibrahim Xhaka:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit