-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

U del nga kontrolli, Avdullah Hoti ‘goditi’ Hashim Thacin e Isa Mustafën

Rekomandime

E zgjodhën me strategji dhe si të ndëgjueshëm. Por, kryeministri Avdullah Hoti brenda disa ditësh u përkujdes t’i godiste keq si Hashim Thacin, ashtu edhe Isa Mustafën. Për më tepër, ata nuk mund t’i bëjnë asgjë, sepse po e shkarkuan, atëherë nënkupton që po e zgjedhin Albin Kurtin.

- Advertisement -

Fillimisht shkoi në Bruksel, ku u takua me presidentit e Serbisë, Aleksander Vuciq. Kjo ndodhi në kohën kur Hashim Thaci po intervistohej nga Gjykata Speciale. Ai e ka cilësuar këtë si goditje të rëndë ndaj tij. Reaguan edhe këshilltaret e presidentit duke hedhur gurë e dru ndaj kryeministrit.

Por, goditja më e rëndë ishte ndaj Isa Mustafës. Për t’i treguar që nuk është nën kontrollin e tij, ai liroi nga pozita Muhamet Mustafën, ish ortakun dhe njeriun më të afërt të kryetarit të LDK-së për dekada me radhë. Për më tepër, për t’i treguar që nuk ka respekt, ai u përkujdes që të tentojë edhe njollosjen e profesorit Mustafa, duke konkluduar se ai duhet të bëjë deklarimin e pasurisë, një fjali pasuese kjo menjëherë nën vendimin për lirim nga detyra.

Sipas Muhamet Mustafës ai është zgjedhur gabimisht këshilltar politik përkundër dëshirës së tij. Por, këtë nuk e ka komentuar as kryeministri, e as qeveria.

- Advertisement -

Avdullah Hoti po e shfrytëzon situatën dhe u ka dalë nga kontrolli të dy personave që e zgjodhën. Kjo, pasi nëse e shkarkojnë, atëherë me automatizëm e drejta e zgjedhjes së kryeministrit sërish kthehet tek Vetëvendosja. E në këtë situatë, partia që kishte fituar në zgjedhjet e gjashtë tetorit, lehtësisht mund ta zvarrisë procesin deri në dorëheqjen e Hashim Thacit, që mund të ndodhë para tetorit, nëse i vërtetohet aktakuza nga Gjykata Speciale. E në këto rrethana, me automatizëm pozitën e presidentes do të merrte Vjosa Osmani, e cila menjëherë e dërgon vendin në zgjedhje.

Pra, tashmë kryeministri Hoti nuk është më nën kontrollin e Mustafës dhe Thacit, pasi matematikat e favorizojnë dhe i japin mundësi të veprojë. Ata duhet të zgjedhin: Ose Hotin, ose Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit