1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U dënua për një krim që s’e kishte kryer, amerikani lirohet pas 38 vitesh nga burgu

Rekomandime

Një burrë amerikan që kaloi gati katër dekada në burg për vrasje, është liruar nga burgu pasi provat e reja të ADN-së treguan se ai nuk ishte fajtor, sipas BBC.

Maurice Hastings kreu më shumë se 38 vite burg për vrasjen e Roberta Wydermyer në 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa për vrasje. Ai u dënua kur ishte 30 vjeç, duke dalë nga burgu në moshën 69 vjeçare për një krim që nuk e kishte kryer.

- Advertisement -

Sipas provave të reja të AND-së, autori i vrasjes ishte një burrë që vdiq në burg në vitin 2020. Prokurori i Qarkut të LA, George Gasconn e përshkroi dënimin e tij si një “padrejtësi të tmerrshme”.

“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin tek një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Roberta Wydermyer u gjet në bagazhin e makinës së saj me një plagë të vetme me armë zjarri në kokë në vitin 1983. Ajo ishte sulmuar seksualisht më parë.

- Advertisement -

Hastings më pas u akuzua për vrasje dhe prokurorët kërkuan dënimin me vdekje. Pas një trupi gjykues i cili nuk arriti në një përfundim, ai u dënua në vitin 1988 më burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Në momentin e autopsisë së viktimës, janë zbuluar gjurmë të spermës në një tampon. Hastings ishte deklaruar i pafajshëm deri në momentin që u arrestua, por një kërkesë për testin e ADN-së mbi tamponin në vitin 2000 u refuzua nga prokurori i qarkut.

- Advertisement -

Ai më pas bëri sërish një kërkesë në vitin 2021 dhe testi i ADN-së zbuloi në qershor se sperma nuk ishte e tij. ADN-ja përputhej me një burrë që ishte dënuar për një rrëmbim me armë.

Pas një seance gjyqësore më 20 tetor për të hedhur poshtë dënimin e tij, Hastings u tha gazetarëve se nuk ishte i zemëruar dhe se donte të shijonte pjesën tjetër të mbetur të jetës.

“Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte,” tha Hastings.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit