Rrëfehen familjarët e të moshuarit nga Prishtina që u gjet i vdekur pas pesë javësh kërkime.
Është gjendur i vdekur 81 vjeçari Enver Berkolli , 100 metra larg shtëpisë.
Ka 5 javë që është raportuar i humbur.
E pas shumë kërkimeve , një ditë më parë Enver Berkolli u gjend i vdekur.
Trupi i 81 vjecarit u gjend rreth orës 15:00 në këtë përrua, 100 metra larg shtëpisë së tij.
Ai u gjetë nga një kalimtarit i rastit që po kalonte andej.
Ndërkohë në familjen e të ndjerit tashmë janë hapur dyert për ngushëllime.
Edhe pse të mërzitur për vdekjen e tij, gjetja e tij është një lehtësim për familjarët.
Kështu thotë mbesa e tij , Haxhere Haxholli
Haxholli shtonë se sipas raporti mjeksor, 81 vjeçari kishte pësuar infarkt dhe nuk ka pas shenja dhune.
Rastin e ka konfirumar edhe Policia e Kosovës , ata e cilësojnë si vdekje e dyshimtë.
Enver Berkolli u varros gjatë ditës në varrezat e lagjës Velani në Prishtinë.