4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

U infektua me koronavirus disa minuta pas lindjes, shërohet plotësisht foshnja

Rekomandime

Mjekët nuk e dinë nëse virusi i kaloi foshnjës në bark ose gjatë kohës së lindjes apo pas lindjes.

Një i porsalindur në Londër është testuar pozitiv me virusin SARS-CoV-2, vetëm disa minuta pasi u lind nga një nënë, e cila gjithashtu ishte e infektuar.

- Advertisement -

Gruaja u pranua në një spital me simptoma të pneumonisë, duke zbuluar se ajo ishte testuar pozitive me virusin që shkakton COVID-19, vetëm pasi foshnja e saj u lind në spitalin North Middlesex në Enfield, në veri të Londrës.

Sipas gazetës tjetër britanike ‘Sun’, foshnja ishte duke u trajtuar në spital, ndërsa nëna ishte transferuar në një spital të sëmundjeve infektive.

Disa infeksione kalojnë nga nëna te fëmija i saj përmes placentës së nënës, ndërsa fetusi ende zhvillohet në barkun e nënës, ose nga lëngjet trupore gjatë lindjes.

- Advertisement -

Për shembull, virusi Zika – i cili është në një familje tjetër të këtij koronavirusi – mund të kalojë te të sapolindurit si në bark, po ashtu edhe gjatë lindjes, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kur kalohet te një foshnjë në mitër, virusi Zika mund të shkaktojë mikrocefali dhe defekte të tjera të rënda të trurit,

- Advertisement -

Gratë shtatzëna kanë tendencë të jenë në një rrezik më të lartë për t’u prekur nga infeksione të frymëmarrjes dhe për të zhvilluar simptoma më të rënda, por kjo nuk duket të jetë rasti me koronavirus.

Nga 147 gra shtatzëna me raste të konfirmuara ose të dyshuara me COVID-19, vetëm 8% kishin një formë të rëndë të sëmundjes dhe vetëm 1% ishin në gjendje kritike, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit