1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U mashtruan nga loja kineze, qytetarët maqedonas humbën rreth 80 milionë euro

Rekomandime

Një skandal i madh i lojërave online ka tronditur Maqedoninë e Veriut.

Brenda 2 muajve të fundit mijëra qytetar arritën të mashtrohen në një lojë online në internet me emrin BIGKOMMERCE55888 nga Kina.

- Advertisement -

Kadriu nga Shkupi ka vendos që të tregojë se si ishte mashtruar nga faqja e internetit nga Kina.

“Një shok i imi para vitit të ri, më tregoi për BIGKOMMERCIN. Më tha se fiton shumë dhe është shumë i kënaqur. Më bindi që të investoj. Unë sa kisha shit arrën e babës 48.000 euro. Sa i morra paret dhe me bismilah thash që të investoj dhe të fitojë edhe më shumë.

“Mirëpo pas disa javësh kjo faqe u bllokua. Na u bllokuan parat tona. Nuk di ku të ankohesh. Faqja del se nuk ekziston. Nuk di ku të ankohemi”, shprehet Kadriu i mërzitur tej mase duke ju dridhur edhe duart nga shqetësimi.

- Advertisement -

Ndryshe, jo zyrtarisht në këtë lojë qytetarët nga Maqedonia e Veriut kanë humbur rreth 80.000.000 euro.

Qytetarët u anëtarësuan në këtë lojë me shpresën më të madhe se do të fitojnë online shuma marramendëse.

- Advertisement -

Si ishte e përgatitur skema piramidale nga webfaqja e Kinës. Qytetari anëtarësohej në internet në faqen BIGKOMMERRCE55888.

Pastaj depozitoni parat shembull 500 euro ose 100.000 euro. Pastaj përmes një numri imagjinar Watsapp, merrej një konfirmim se investimet e juaja në para do ju sjellin fitime ditore.

I vetmi obligim i qytetarit ishte që nga ora 06.00 e mëngjesit të hapte telefonin të bën 50 klikime, kinse se i shet 50 produkte (kompjuter, telefon apo gjera tjera) në AMAZON, WALMART, WISH, EBAY.

Pas klikimeve për 2 minuta, bëhej shitja e 50 produkteve që është e palogjikshme dhe menjëherë vinte konfirmimi se fituat 400 dollar në ditë. Shembull nëse ke deponuar 10.000 dollar, në ditë fiton 400 madje edhe 600 dollar në ditë. është e palogjikshme që me klikime për 2 minuta të shiten 50 kompjuter në ebay ose në faqet tjera.

Pastaj kjo faqe nga Kina kërkonte që qytetarët të bëjnë thirrje dhe të anëtarësojnë shok të ri, me të vetmin qëllim që të fitojnë të gjithë edhe më shumë.

Mirëpo kjo faqe nga KINA me emrin BIGKOMMERCE55888 është e hapur para disa muajve, nuk ka asnjë pronar, nuk ka asnjë kontratë me AMAZON dhe EBAY.

Ndryshe kjo lojë piramidale në internet po ju ngjanë mashtrimeve të viteve 1997 në Shqipëri, kur qytetarët shitnin edhe banesat dhe i depozitonin te bankat-kursimore si Gjallica dhe të tjera, me qëllim që të fitojnë kamata(interes) të larta në ditë. Qytetarët asaj kohe donin që pa punë të fitojnë shumë para në ditë. Pas disa muajsh këto banka u mbyllën, ndërsa qytetarët e mashtruar u ngritën dhe bënë trazira të përgjakshme të cilët çuan që të bie qeveria e atëhershme e Sali Berishës.

Në këtë kohë të rrëmujës u vranë me qindra qytetar të pafajshëm në Shqipëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit