-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U ndëshkua nga LDK duke u rënditur i 11’ti në listë, flet Abdigjiku

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës në listën e kandidatëve për deputetë, ka renditur të njëmbëdhjetin Lumir Abdixhikun. 

- Advertisement -

Nga analistët politikë, kjo u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt Abdixhikut, pasi ky i fundit nuk ishte i zëshëm në mbrojtje të partisë, gjatë kohës kur LDK po sulmohej më së shumti.

Por, Abdixhiku ka thënë se nuk ka kurrfarë hidhërimi ndërmjet tij dhe partisë.

“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku për Express.

- Advertisement -

Mospërfshirja e Lumir Abdixhikut në dhjetëshen e parë në listën e LDK’së për deputetë u pa si një lloj ndëshkimi i partisë ndaj tij.

Kjo pas Abdixhiku nuk ishte deklaruar gjatë kohës kur partia e tij po sulmohej pas prishjes së koalicionit me VV’në e Albin Kurtit, në Qeverinë ku Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

- Advertisement -

Po ashtu, në Qeverinë Hoti, Abdixhiku nuk kishte marrë asnjë post.

Gjatë asaj kohe ai kishte zgjedhur heshtjen, të cilën e theu në emisionin “Pressing” në T7, para pak ditësh.

Ai ka treguar se pse refuzoi postin e ministrin në qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.

“E vërteta është se unë s’kam dashur të jem pjesë e mëtutjeshme e qeverisë së ardhshme. Fillimisht sepse nuk kisha përkrahur formimin e një qeverie tjetër edhe unë s’mund të jem pjesë e diçkaje nëse veç e kundërshtoj’, tha Abdixhiku.

“Kam qenë veç një zë kundër në atë kohë. Shumica ka menduar ndryshe. Për parimet dhe bindjet e mija, kur jam pjesë e një familje politike, unë veproj sipas vendimit të shumicës, vendimi im ishte pakicë. Kam qenë vetëm një votë, s’kam arrit as dy me i bo me votu si unë. Pra nuk më kanë dhënë të drejtë që tash unë të jap ultimatum ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe e as të dalë t’i dëmtojë delegacionet e partisë. Më e pakta që mund të bëj është që të mos jem pjesë e diçkaje që mendoj se s’duhet të ndodhë”, shtoi ai.

Megjithatë, Abdixhiku pati deklaruar se e ardhmja e tij politike është në LDK.

“Unë e kam bërë të qartë edhe me Osmanin se e gjithë veprimtaria ime është në LDK. Asnjëherë s’e kemi hapur temën që unë të kalojë diku tjetër”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku i cili ishte përmendur edhe si emri ideal për t’i prirë listës së LDK’së në këto zgjedhje, në zgjedhjet e kaluara kur ishte renditur i katërti në listë, kishte marrë 29 mijë e 531 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit