1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“U përqesh nga qytetarët”, aktivisti që degjeneroi Ramën në emision, nxjerr të palarat e vizitës në Prishtinë

Rekomandime

Aktivisti nga Kosova, Rron Gjinovci, i cili e degjeneroi publikisht Edi Ramën pak javë më parë gjatë një debati në emisionin “Pressing” në T7 në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A-Shoë”, ku komentoi vizitën e kreut të qeverisë në Prishtinë.

- Advertisement -

Gjinovci theksoi se mesazhi që përcolli Rama, si dhe veshja e tij, bëri që kryeministri të tallej nga qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se për dallim nga vizita të tjera kjo nuk ka dhënë efektin që kanë dashur. Qytetarët e Kosovës më shumë e kanë përqesh dhe refuzuar këtë vizitë që nuk dihet çfarë kuptimi kishte. Dhe nga aeroporti na tha se nuk është koha të ndahemi në hajdutë e të ndershëm por të bashkohemin ndaj Serbisë.

Ma thotë mua që kur isha 10 vjeç kisha pushkën e ushtarit serb në fytyrë! Kishte probleme të mëdha në ato që që tha. Si mund të mos ndahemi në hajdutë e të ndershëm? Kjo ishte e papranueshme për mua dhe qytetarët, të cilët në rrjetet sociale e kanë përqeshur jo vetëm për atë, por edhe për veshjen dhe mesazhin që dha”, u shpreh Gjinovci.

- Advertisement -

Më tej, aktivisti deklaroi se Rama shkoi në Prishtinë për t’i shërbyer Thaçit.

“Haradinaj vendosi Kosovën para vetes. Ai dha dorëheqjen edhe pse ishte vetëm një intervistë. Shanset që ai të ishte i pafajshëm ishin më të mëdha se të Thaçit. Ai dha dorëheqjen dhe vendosi Kosovën para vetes. Presidenti veproi njëjtë. Tha se do të japë dorëheqjen vetëm nëse konfirmohen aktakuzat, thua se ka zgjidhje tjetër? Ai do të përfitojë kohë që të zgjedhë presidentin vetë. Rama me vizitën e tij i shërbeu kësaj. Nëse bëhen zgjedhjet këta do të dëmtohen rëndë”, tha më tej aktivisti kosovar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit