1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U punësuan 22 mijë kosovarë: Faleminderit Merkel!

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është në hall këto ditë. Madje, ka vite që i këndohet e njëjta melodi: Është e vërshuar nga kërkesat e kosovarëve për viza pune. Madje, kērkesa është aq e madhe sa terminet kanë nisë të shiten me çmime astronomike.

Çdo vit në mënyrë legale udhëtojnë drejt Gjermanisë mbi 20 mijë Kosovarë. Natyrisht, të gjithë punësohen, përpos disa dembelëve të papërmirësueshëm.

Politikanët kosovarë e kanë vetëm një meritë: qeverisën keq dhe ua humbën shpresën qindra mijë vetave që dermanin e gjetën tjetërkund. E aty meritat i takojnë Merkelit dhe çasjes së saj ekstrem socialdemomrate për Ballkanin, e jo atyre. Pra, faleninderit Merkel!

- Advertisement -

E pakësimi i të papunëve nuk nënkupton punësim. Sot u dha lajmi nga qeveria që gjoja qënkan punësu gjatë pandemisë 22 mijë veta shtesë. Pra, paramendoni gjatë pandemisë janë kriju 22 mijë vende të reja pune. Atij që e ka bë këtë duhet ti jepet çmimi Nobel për ekonomi!

Kjo do të ishte mrekulli ekonomike. Por, unë si mbështetës i kësaj qeverie mbetem me shpresë që kjo nuk është strategjia për të rritur punësimin.

- Advertisement -

Të joshur nga subvencionet e qeverisë, pra për të përfituar nga pagesat e pagave mijëra punëtorë u formalizuan. Kjo është mirë. Por, formalizimi i ekonomisë nuk nënkupton rritje të punësimit.

Realisht në vend ka ndodhur e kundërta. Pandemia e ka zvogëlu punësimin dhe kjo është e natyrshme. Me këto shifra, kur ata ta kuptojnë që pagat nuk do t’u sunvencionohen më, sërish mijëra veta do të dalin nga formalizimi. Atëherë do të shihet tabloja reale.

Sërish shitet dushk për gogla edhe sa i përket rritjes ekonomike. Bëhet krahasimi i periudhës së parë të këtij viti me atë të vitit të kaluar, kur kishte mbyllje totale. Rritja del 10 për qind.

Shike ti, 10 për qind rritje në pandemi. Nëse e dëgjon ndonjë investitor që dëshiron të investojë këtu, ik me vrap. Cili sektor lulëzoi që u punësuan kaq shumë veta e u rrit kaq shumë ekonomia?

Krahasimi real është me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Sigurisht, aty duhet të merren në konsideratë edhe aktivitetet joformale dhe del shifra reale.

Punësimi nuk rritet kështu e as ekonomia. Kështu vetëm shuhen shpresat dhe rriten dydjet para ambasadës gjermane. E për grumbullin atje, duhet të sukqemi të gjithë. Deri të na pakësohet ajo tollovi të punojmë fort e të mos flasim për punësim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit