Media të shumta raportuan se Albana Bytyqi ka arritur ta ‘rrëzojë’ bashkëpartiaken Meliza Haradinaj-Stublla në garën për deputete, pas rinumërimit të votave me kusht, me postë dhe shtatë kutive të rinumëruara më parë në QNR.
PZAP-ja ditën e djeshme kishte marrë vendim për rinumërimin e votave me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Por Bytyqi ka thënë për Gazetën Sinjali se është duke pritur rezultatin.
“Po presim rezultate”, ka thënë shkurt ajo.
Ndryshe, Meliza Haradinaj-Stublla, e dyshuar për manipulim me vota sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe anëtares së AAK-së.
“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj-Stublla.
Tutje ajo ka thënë se në AAK ka “prezencë toksike të disa njerëzve që e bëjnë partinë të pareformueshme dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”