1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U raportua se kompania GEN kishte marrë 4.2 milionë euro nga Kosova gjatë krizës energjetike, ky është sqarimi i KEK-ut

Rekomandime

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar në orët e para të ditës së sotme në lidhje me raportimet në media se ka blerë energji prej kompanisë GEN me zyrë në Beograd në vlerë prej 4.2 milionë euro për muajt dhjetor 2021 – janar 2022, ndërsa ka shitur energjie tek e njëjta kompani rreth 105 mijë euro.

Kompania GEN është në qendër të një skandali të pastrimit të parave në Slloveni, ku dyshohet se të jetë përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me këtë të fundit që ka mohuar çdo akuzë.

- Advertisement -

Përkundër se nuk përmend të njëjtin raport, KEK ka dhënë sqarime rreth eksportit dhe importit të energjisë elektrike duke thënë se ajo vet eksporton gjatë natës kur krijohen teprica, e kur energjia shitet më lirë për shkak se edhe vendet e tjera të rajonit kanë tepricat e tyre, ndërsa importohet gjatë ditës, në pikun e konsumit, e kur çmimi është më i shtrenjtë.

Sqarimi i plotë i KEK:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se tregtimi i energjisë elektrike (eksporti) nga KEK-u bëhet kryesisht kur paraqiten tepricat pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor. Tepricat zakonisht shfaqen (natën) në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në orën 07:00 eventualisht deri 09:00 (rrallë herë).

- Advertisement -

Bazuar në procedurat e brendshme, KEK fillimisht deklaron prodhimin e energjisë elektrike për konsum vendor, pra për nevojat e konsumit të Shërbimit Universal si dhe mbulimin e humbjeve. Si rrjedhojë, në rastet kur shfaqen tepricat, fillimisht i ofrohen KESH-it (shkëmbim) dhe pjesa e mbetur e energjisë (nëse mbetet), atëherë plasohet në treg përmes tregtarëve të licencuar nga ZRRE-ja.

Ndërsa sa i përket tregtimit të energjisë elektrike (si eksportit po ashtu edhe importit), çmimin kryesisht e përcaktojnë kërkesa dhe oferta. Prandaj duhet të kemi parasysh faktin se në rastin kur rritet kërkesa për energji elektrike gjithashtu rritet edhe çmimi i energjisë elektrike dhe e kundërta ndodhë me eksportin, pra kur rritet oferta për energji elektrike çmimet janë më të ulëta.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ju bëjmë me dije se çmimi i importit të energjisë elektrike zakonisht është më i lartë në raport me çmimin e eksportit të energjisë elektrike, kjo për faktin se nevoja për import të energjisë elektrike shfaqet në kohën e pikut apo në kohën e konsumit maksimal (ditën), pra kohën kur ka mungesë të energjisë elektrike vendore por edhe në vendet e rajonit e më gjerë.

Ndërsa eksporti i energjisë elektrike nga KEK-u zakonisht realizohet në kohën kur ka teprica të energjisë elektrike dhe ajo zakonisht bëhet natën. Vlen të theksohet se gjatë kohës së natës përveç se shfaqen teprica të energjisë elektrike vendore, gjithashtu shfaqen tepricat edhe tek vendet e rajonit dhe më gjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit