-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U shpall “non grata” në Kosovë, tash gazetari britanik bën propagandë proruse në Ukrainë

Rekomandime

Sot i interviston robërit e luftës ukrainas, të cilët janë në burgjet ruse, por gazetari britanik, Graham Phillips, që në vitin 2019 është shpallur person i padëshirueshëm (persona non grata) në Kosovë.

Graham Philips kishte bërë disa reportazhe në Kosovë ku thoshte se “Kosova si shtet i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve”.

- Advertisement -

Po ashtu ai tallej me pro-amerikanizmin kosovar dhe e paraqiste UÇK-në si organizatë terroriste. Ai i kishte intervistuar edhe qytetarë të cilëve u ishte prezantuar si gazetar nga Britania.

Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”. Ai fillimisht u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin, ndërkaq punonte si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Rusia Sot) dhe Zvezda. Këto dy media janë të kontrolluar nga Kremlini.

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar publikisht se gazetarët e TV Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura. Pas kërkesës së shumë kosovarëve, Phillips ishte larguar edhe nga Twitteri, pasi që bënte propagandë dhe shpërndante gënjështra si për Kosovën ashtu edhe për Ukrainën.

Për shpalljen e tij person i padëshiruar në Kosovë kishin raportuar edhe mediat ndërkombëtare, përfshirë ato britanike.

- Advertisement -

Duke mos mundur të veprojë në Kosovë, Phillips po punon për forcat ruse në Ukrainë që nga nisja e agresionit. Së fundmi, ai ka publikuar një video që pretendon se është nga Mariupoli, qytet në juglindje të Ukrainës që Rusia po tenton ta pushtojë më çdo kusht.

Graham Phillips me ushtarët rusë në Ukrainë

Në videon e publikuar në llogarinë e tij në YouTube më 16 prill, Phillips shihet duke i shkuar pas një veture që mban shenjën “Z” të forcave ruse në Ukrainë. Në një pjesë të video, britaniku dëgjohet duke folur edhe në rusisht, derisa bashkëbisedon me pasagjeren e tij, që duket se është ruse.

Ai në këtë video shfaq Mariupolin e shkatërruar nga forcat ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit