2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“U shua në lulen e rinisë, fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin”

Rekomandime

Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, ka vdekur sot pasi nuk mundi t’i përballojë sëmundjes. Ajo para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute.

- Advertisement -

Për këtë ka reaguar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Valentinës.Ai përmes një postimi në Facebook, falënderoi të gjithë ata që u përpoqën t’i ndihmonin asaj.

“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj”, ka shkruar Aliu.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Ibrahimi nga Ferizaj.“Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin. Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj”, ka shkruar Aliu.

- Advertisement -

Lajmin për vdekjen e Valentinës e ka konfirmuar motra e të ndjerës për Gazetën Express.Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit